Njoftimi me platformën

Platforma Digjitale për Participim Publik është ueb adresë në internet që shërben për komunikim në mënyre interaktive dhe transparente në mes banorëve të komunës dhe zyrtarëve komunal, përmes së cilës do të keni mundësi të bëni propozime, duke regjistruar ide apo rekomandime për lagjen apo komunën ku jetoni.
Zgjedh komunën tënde nga harta.



Shfletimi i platformës nga vizitori

Në platformë, ju si vizitor mund të kërkoni dhe shfletoni regjistrimet e bëra nga banorët e komunës dhe të drejtorive komunale. Mund të lexoni diskutimet mes banorëve dhe zyrtarëve, si dhe mund të shihni numrin e votave të mbledhura të ndonjë regjistrimi dhe mund të shihni pozicionet e tyre në hartë.



Hyrja në platformë



Që të shtoni regjistrim të ri (ide, rekomandim, etj.) në platformë, apo të votoni, komentoni në regjistrimet e komunës apo banorëve të tjerë, ju duhet të hyni në platformë përmes rrjeteve sociale apo të krijoni një llogari të re.




Votimi dhe komentimi

Pasi të keni hyrë në platformë, ju mund të votoni regjistrimet ekzistuese për interesat e rrugës tuaj, bashkësisë lokale apo interesit publik të gjithë komunës, si dhe mund të diskutoni apo jepni vlerësimin tuaj përmes komenteve në atë regjistrim.




Shtimi i regjistrimit

Ju mund të ndihmoni komunitetin tuaj me ide dhe rekomandime, prandaj shtoni regjistrimet (idetë, rekomandimet, etj.) tuaja dhe prisni vlerësimet e komunës dhe komunitetit përmes votave dhe komenteve të tyre.
Për të shtuar një regjistrim shtyp butonin Shto regjistrim.