Në kuadër të projektit "Mbështetja e mekanizmave pjesëmarrës për monitorim dhe ndikimi në procese të vendimmarrjes", Sektori për Pjesëmarrje Publike (SPP) i Departamentit të Demokratizimit të Misionit të OSBE-së në Kosovë synon të rris pjesëmarrjen dhe përpjekjet për mbrojtje të organizatave të shoqërisë civile, grupeve të grave dhe të rinjëve për të punuar me institucionet komunale dhe ato qendrore. Në veçanti, me anë të aktiviteteve të tij, ky projekt synon të përmirësojë transparencën e operacioneve të qeverisë me anë të një platforme të komunikimit që lidhë banorët dhe pushtetin vendor në komuna.

Për të plotësuar nevojat e projektit, SPP ka kontraktuar një ofrues lokal të shërbimeve të TI-së, APPDEC, për të zhvilluar dhe funksionalizuar një platformë digjitale të bazuar në ueb, që lidhë banorët dhe institucionet lokale, për të qenë pjesë integrale apo për t'u lidhur me ueb faqe komunale të dy komunave të Kosovës.


Shërbimi është i nevojshëm për të
  • Përmirësuar transparencën e operacioneve të qeverisjes dhe
  • Rritur pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje në Kosovë.

Në këtë drejtim, SPP është duke kërkuar një zgjidhje përmes krijimit të një platforme digjitale me qëllim që të
  • Mundëson banorëve të ndajnë idetë për lagjet e tyre, të diskutojnë dhe të votojnë në planet që kanë për përmirësimin e qytetit të tyre;
  • Mundëson punonjësve të komunës të bashkohen në diskutime, të prezantojnë opinionin ose rregulloren zyrtare, dhe të fillojnë të bashkëpunojnë në mënyrë produktive me banorët e qytetit;
  • Mundëson institucioneve komunale të shqyrtojnë regjistrimet e banorëve, të japin përgjigjen e tyre të plotë në idetë më të mira, dhe të angazhojë banorët në hartimin e rregulloreve dhe në procesin e ekzekutimit.

OSBE-së në Kosovë
Software: DPPP
Version: Beta 271016
Copyright 2016 Appdec sh.p.k.