NDIHMA
Hyrje
Platforma Digjitale për Participim Publik është ueb adresë në internet që shërben për komunikim në mënyrë interaktive dhe transparente në mes banorëve të komunës dhe zyrtarëve komunal, përmes së cilës do të keni mundësi të bëni propozime, duke regjistruar ide apo rekomandime për lagjen apo komunën ku jetoni. Fillimisht do të zgjedhni komunën tuaj nga harta:
Navigimi në platformë
Duke u referuar në figurën më poshtë, shpjegimi i pikave në vazhdim: 1. BALLINA – shfaqë të gjitha regjistrimet e adresuara nga banorët dhe nga komuna; 2. BANORËT - shfaqë të gjitha regjistrimet e adresuara nga banorët; 3. KOMUNA - shfaqë regjistrimet e adresuara nga komuna; 4. TJERA > Regjistrime të arkivuara - shfaqë regjistrimet e mbyllura dhe skaduara; 5. RRETH PROJEKTIT – Informata për platformën, ndihma e përdorimit, kontakti dhe gjeni rrugën tuaj; 6. Zgjedh gjuhën e platformës; 7. Hap një regjistrim dhe shiko detalet e tij; 8. Shfaq më shumë – shfaqen regjistrime më të vjetra; 9. Përmes titullit të regjistrimit apo duke përdorë filtrat në bazë të bashkësisë lokale, drejtorisë, kategorisë apo llojit mund të kërkoni/filtroni regjistrimet 10. Kyçja – hapësira për hyrje në platformë 11. Lokacioni i një regjistrimi në hartë
Kyçja në platformë
Për tu bërë pjesë e platformës ju mund të kyçeni përmes rrjeteve sociale apo duke krijuar një llogari të re. 1. Nëse nuk keni ndonjë llogari në rrjetet sociale atëherë krijo llogari të re lokale në platformë: a. Plotësoni të gjitha fushat obligative b. Pranoni email nga platforma c. Hapni emailin dhe konfirmoni llogarinë d. Kyçuni në platformë me email dhe fjalëkalim
2. Krijo llogari të re përmes rrjeteve social duke zgjedhur ikonën përkatëse të rrjetit social, a. Plotësoni të gjitha fushat që janë të obligueshme dhe tjerat nëse ju dëshironi
Votimi dhe komentimi
Pasi që jeni kyçur në platformë ju mund të votoni apo komentoni në ndonjë nga regjistrimet e banorëve apo komunës duke ndjekur hapat si më poshtë.
Votimi
1. Voto për regjistrimin që keni hapur duke shtypur butonin VOTO. Mund të votoni nëse regjistrimi është për interesa të bashkësisë tuaj lokale apo nesër regjistrimi është për interesa të përgjithshme, gjithnjë kur regjistrimi ka statusin publik.
2. Shiko kush ka votuar për regjistrimin në fjalë.
Komentimi
1. Shkruaj koment të ri për regjistrimin të cilin e keni hapur
2. Reply apo ktheni një koment në koment të mëhershëm,
3. Dërgo komentin
4. Fshij komentin. Ju mund te fshini komentin tuaj ndërsa Administratori mund te fshij komentet e të gjithëve
Kontribuo
Pasi që jeni bërë pjesë e platformës ju mund të shtoni regjistrim të ri duke ndjekur hapat:
1. Shtyp butonin “Kontribuo” nga faqja BALLINA apo BANORËT,
2. Plotëso fushat obligative,
3. Shto foto, video dhe dokument nëse ke ndonjë të tillë (opcionale),
4. Ruaj regjistrimin,
5. Regjistrimi juaj ka statusin Në pritje derisa të shqyrtohet nga zyrtarët komunal.