Rruga kryesore ne Lagjen Qendresa e pakalueshme!
Përshkrimi
Pershendetje, Rruga Rilindja me vazhdim Rruga Besim Ndrecaj (nga BauMarket deri tek Rezonanca) ne Lagjen Qendresa, ka 4 vite qe eshte ne gjendje shume te keqe, e tash eshte bere thuajse e pakalueshme dhe e rrezikshme per makinat. Te bashkangjitura jane edhe fotot e nje pjese te rruges, edhe pjesa ne vazhdim eshte ne gjendje te njejte. Gropat jane thelluar shume e kur ka shi mbushen me uj e nuk vrehen fare, policat e shtrire vend e pa vend pa asnje standart e shume te demtuar, po na detyrojne te gjejme rruge alternative. Tatimi per banoret e lagjes eshte rrit 3fish, por sherbimet jane te pakta, mos te them 0. Rrugicat jane rregullu nga kuleta e qytetareve bashk me kanalizim, trafo te energjis elektrike etj etj, ndriqimi mungon ne shume prej rrugicave (Da Vinqi, Bajram Kurti...etj). Duke u nderlidh me fjalin paraprake, nje rruge 1 km nuk ka arsyetim te mos ofrohet nga komuna. Nuk i ka hije Prishtines nje rruge e tille, shpresoj qe kjo kerkes te mar pergjigje sa me te shpejt e te reflektoni duke pas parasysh qe problemi eshte adresu edhe me heret! Faleminderit paraprakisht.
Komente
Detalet e regjistrimit
Nga banori | Blend Lahu |
Për drejtorinë | Investime kapitale dhe menaxhim të kontratave |
Kategoria e regjistrimit |
Infrastruktura rrugore
|
Lloji i regjistrimit | Kërkesë |
Data e publikimit | 05.02.2018 22:27 |
Statusi i regjistrimit | Mbyllur |
Bashkësia lokale | Çagllavica 1 |
Rruga | Rilindja |
Numri i popullsisë | |
Votat e mbledhura | 4 |
Ky regjistrimi është i mbyllur për votim!
Historia e regjistrimit
Mbyllur nga Gresa Deda /
17.05.2018 09:30
Gjatë këtij muaji në Lagjen Qëndresa është intervenuar në sanimin e gropave në rrugët: Besim Ndreca, Rilindja, Tefko Tashko.
Publike nga Valbona Berisha /
06.02.2018 08:31
Në pritje nga Blend Lahu /
05.02.2018 22:27